12:15 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Gani Sejdiu trajner i Ballkanit

Gani Sejdiu do të marr “frenat” e Ballkanit në ndeshjet e radhës të Superligës dhe Kupës së Kosovës.

Pas lajmit se ka ndërprerë kontratën me Sami Stermaxhaj, Indeksonline mëson se Sejdiu do të ulet në stolin e skuadrës nga Suhareka.

Ai më herët ka qenë trajner i Vëllaznimit në Ligën e Parë të Kosovës.

Gani Sejdiu do të debutoj në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës kundër Feronikelit derisa në fundjavë do të ndeshet me Lirinë në Superligë. /IndeksOnline/