20:29 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Ekskluzive: Gjindet vetura e vjedhur e zëvëndësministres kosovare

Të premtën në orët e vona të natës i është vjedhur vetura private zëvendësministres së Mbrojtjes të Kosovës, Sadika Kofrc.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se vjedhja e veturës ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Ndërsa sonte, IndeksOnline mëson nga burimet e njejta se është gjetur vetura e tipit Audi A4.

Po ashtu mësohet se vetura e vjedhur e zëvendësministres kishte qëndruar e parkuar për disa ditë në rrugën “Marsi 81” në Mitrovicë me xham të thyer.

Pas gjetjes së veturës, Kofrc ka falenderuar policinë dhe AKI-në për bashkëpunimin dhe punën profesionale të treguar./IndeksOnline/