Ekskluzive: Gjilani arrin marrëveshje me mbrojtësin kroat me karrierë të madhe ndërkombëtare

Skuadra e Gjilanit është duke punuar shumë në ditët e fundit të merkatos që të sjellë emra të rinj në përbërjen e ekipit.
Në një prononcim për Indeksonline, drejtori i Gjilanit, Sevdail Robelli ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin kroat, Ivan Fustar.

Ai është 31 vjeçar dhe së fundmi u paraqit te skuadra nga Qipro, Nea Salmis.
Në të kaluarën, Fustar kishte luajtur për ekipet shqiptare si Flamurtari i Vlorës dhe Kamza.
Po ashtu ai kishte luajtur edhe në Katar tek ekipi, Al Arabi. Kurse në vendlindje ishte paraqitur për ekipet si: NK Solin, HNK Sibenik, NK Zadar, NK Dugopolje, Slaven Belupo dhe RNK Split./Indeksonline/