Ekskluzive: Gjykata e Ferizajit merr vendim për 15 personat e arrestuar në rastin ”Brezovica”
Gjykatës Themelore e Ferizajt ka marrë vendim për 15 personat që u arrestuan, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi”, të lidhur me rastin “Brezovica”.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur, se 14 persona janë dërguar në mbajtje me nga një muaj paraburgim ndërsa një person është liruar në procedurë të rregulltë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se në rastin ‘’Brezovica’’, do të zgjerohen hetimet dhe pritet të ketë edhe arrestime të tjera. /IndeksOnline/

