Ekskluzive: Gjykata Kushtetuese këtë javë merr vendimin për kompetencat e qeverisë “Haradinaj
Gjykata Kushtetuese gjatë kësaj jave pritet të marrë vendimin për kompetencat e Qeverisë së Kosovës pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj.
Burime te Indeksonline kanë treguar se Gjykata Kushtetuese do t’ia kufizojë fushëveprimtarinë qeverisë “Haradinaj”.
Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës, do të ketë kufizime të theksuara në vendimmarrje.
Qeveria e Kosovës tash e tutje do te mund të operojë vetëm me vendime administrative, por nuk do t’i lejohet asnjë shpenzim buxheti kapital të paplanifikuar më parë sipas ligjit të buxhetit.
Ishte vet Ramush Haradinaj ai qe kishte kërkuar interpretim ligjor nga Gjykata Kushtetuese pasi ishte vënë në pikëpyetje ligjshmëria e vendimeve të tij, pas dorëheqjes./Indeksonline/