13:33 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / C E

Ekskluzive: Gzim Rusi arrin marrëveshje me klubin e Superligës

Gzim Rusi do të vazhdoj karrierën në Superligën e Kosovës edhe për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori nga Ferizaj do të vesh fanellën e Arbërisë, skuadër kjo që këtë vit është inkuadruar në nivelin më të lartë të futbollit kosovar.

Këtë e ka konfirmuar vetë futbollisti në një prononcim për Indeksonline.

“Po kam arritur marrëveshje 1 vjeçare me Arbërinë”, u shprehë ai për Sportin në Indeksonline.

Rusi së fundi ka qenë pjesë e Trepçës ’89 duke e ndihmuar skuadrën nga Mitrovica të qëndroj në Superligë. /IndeksOnline/