75 Mall Live Search
17:22 / E Martë, 09 Mars 2021 / A. A

Ekskluzive/ Halimi: Ftesa nga Kombëtarja e Kosovës më ka emocionuar

Portieri Betim Halimi është ftuar për herë të parë nga trajneri Bernard Challandes në Kombëtaren e Kosovës.

25 vjeçari është pjesë e klubit ukrainas Olimpik Donetsk, ku ndihmës trajner është ish futbollisti i njohur Yaya Toure.

Halimi thotë se ftesa nga ‘dardanët’ e ka emocionuar.

“Edhe pse e kam pritur ftesë, të them të drejtën jam befasuar dhe emocionuar. Tash më duhet me punu edhe më shumë. Për ndeshjen e parë me Lituaninë nuk e di a do të kemë hapësirë apo jo, ajo është zgjedhje e trajnerit” deklaroi Halimi për Indeksonline.

Ish portieri i Vllaznisë së Pozheranit dhe Dritës, në vitin 2016 ishte te Chelsea në prova.

Ndërsa nga viti 2018 është pjesë e Olimpik Donetsk.

/Indeksonline/