17:57 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ekskluzive: Haradinaj udhëton nesër në Bruksel, ja temat e diskutimit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj nesër pritet të udhëtoi drejtë Brukselit.

Burimet e Indeksonline brenda kryeministrisë kanë thënë se Haradinaj do të qëndroi një natë në Bruksel ku do të zhvilloi takime të ndryshme me zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Gjithnjë sipas burimeve të Indeksonline, Haradinaj në këto takime nuk do të diskutoi për liberalizimin e vizave  ashtu siç u raportua ditë më parë në media por vetëm për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe marrëveshjet e pazbatuara nga ana e Serbisë e që janë lidhur në Bruksel.

Kosova dhe Bashkimi Evropian nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit më 27 tetor 2015, në Strasburg. Ajo më pas u miratua nga Qeveria e Republikës së Kosovës më 30 tetor 2015.

E vizita e kryeministrit Haradinaj në Bruksel është e para pas marrjes së postit të kryeministrit, përderisa vizita e tij e fundit zyrtare ishte në Shqipëri./Indeksonline/