75 Mall Live Search
11:04 / E Premte, 21 Mars 2025 / k.v

EKSKLUZIVE: Hashim Thaçi arrin në Kosovë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur sot në Kosovë për të vizituar varrin e babait, i cili u varros të martën. 

Gjykata Speciale nuk i dha leje për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, por pas tre ditësh ai është lejuar të vizitojë varrin e të atit. 

Aeroplani privat me të cilin udhëtonte Thaçi është nisur nga Roterdami në orën 08:00 të mëngjesit dhe ka ateruar në Aeroportin e Prishtinës pas orës 10:00. 

Ende nuk dihet sa do të qëndrojë Thaçi në Kosovë, ndërkohë që në Skenderaj mijëra qytetarë po vazhdojnë të shprehin ngushëllimet e tyre për familjen e tij. 

Ekipi i IndeksOnline ndodhet në Burojë për ta përcjellë nga afër vizitën e Thaçit.