75 Mall Live Search
16:33 / E Enjte, 06 Qershor 2024 / L K

Ekskluzive: I arrestuari në Prishtinë është turk, po kërkohej ndërkombëtarisht

Sot në mesditë një person në Prishtinë është arrestuar nga disa polic të Kosovës.

Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline, i dyshuari shihet duke i rezistuar arrestit, në rrugën “Tirana”.

IndeksOnline mëson se i arrestuari është më nacionalitet turk, i cili po kërkohej ndërkombetarisht.

I dyshuari ishte i dënuar me 20 vjet burgim nga shteti i Turqisë, për marrje me narkotik.

Njësiti FAST-ILECU, ditë më parë kanë arrestuar edhe një person më urdhër arrest ndërkombëtarë në Kosovë, i cili ishte i dënuar nga shteti i Polonisë.

Të dy më urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/