Ekskluzive: I arrestuari në Prishtinë që ishte në kërkim ndërkombëtar, po kërkohej për shitblerje me sasi të madhe të narkotikëve

Sonte ne orët e pasdites në Prishtinë, Njësia FAST, me mbështetjen e Njësisë Rajonale për Reagim të Shpejtë (NJRSH) ka realizuar me sukses një aksion policor, duke arrestuar një person në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, dhe personi i arrestuar është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi i arrestuar është Aman Hysa, me prejardhje nga Peja.
Indeksonline mëson se Hysa i cili është arrestuar sot në lagjen Veternik të Prishtinës, ishte i kërkuar për transport ndërkombëtar të narkotikëve në Holandë.
Ai dyshohet për shitblerje me ton të narkotikëve./Indeksonline/