18:14 / E Premte, 06 Janar 2023 / L K

Ekskluzive: I dyshuari për plagosjen në Shtërpcë vetdorëzohet, thotë se ndihet i pafajshëm! (VOICE)

Indeksonine ka kontaktuar me të dyshuarin për rastin e plagosjes së dy serbëve në Shtërpcë.

Azem Kurtaj ka thënë se ndihet i pafajshëm për rastin që po ndërlidhet emri i tij.

Indeksonline ka kontaktuar me të, pak minuta para se t’i vetdorëzohet forcave të rendit.

I njëjti ishte në pritje të patrullës së Policisë në një vend në Prevallë.

“Qe veç erdhën”(policia v.j.), thotë ai për “Indeksonline”.

Më poshtë, komunikata e Policisë:

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë. Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intenzive hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar. I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë.