Ekskluzive: I vrari dhe i dyshuari kishin hyrë bashkë me veturë në kufi

IndeksOnline ka siguruar dëshmi nga policia kufitare të hyrjes së dy shtetasve turq në Kosovë.
I vrari sot në Prishtinë dhe i dyshuari, që të dy shtetas të Turqisë kanë hyrë me 08.03.2020 në pikën kufitare në Vërmicë nga Shqipëria.

Atila Yldirim – I DYSHUARI
I dyshuari Atila Yldirim ishte pasagjer në veturën me targa të Kosovës ndërsa viktima Sami Kurtulus ishte shofer.
Të dhënat janë nxjerr nga policia kufitare e cila kishte kontrolluar veturën dhe dokumentet e shtetasve turq.
IndeksOnline më heret ka dhënë detaje ekskluzive rreth kryerjes së krimit në Dardani të Prishtinës./IndeksOnline/