75 Mall Live Search
14:59 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / k.v

Ekskluzive: IndeksOnline siguron video kur grabitësit gjuajnë policinë me kallash dhe shpërthejnë eksplozivin në bankomat

Katër persona të armatosur me armë të gjata, mëngjesin e sotëm kanë tentuar të kryenin grabitje në filialin e BKT-së në “Veterenik” të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05 e 30 minuta, afër qendrës tregtare “Grand Store”.

Policia kishte marrë informatën për ngjarjen, e cila po ndodhte dhe menjëherë kishte intervenuar në rast.

IndeksOnline ka siguruar pamje ekskluzive të gjithë ngjarjes, ku shihet edhe momenti kur të dyshuarit shtinë mbi policinë me kallashnikov dhe në fund bëjnë shpërthimin e eksplozivit në bankomat.

Grabitësit me të kuptuar arritjen e policisë në vendin kur po kryej vepra, shihet se kanë shtënë me armë zjarri, duke plagosur një polic në këmbë.

Përveç grabitësve, armët janë përdorur edhe nga zyrtarët policorë në vetëmbrojtje, por nuk raportohet për të lënduar tjerë.

Policia, me te gjitha njësitet përkatëse ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka mbledhur informacione ku ka konfiskuar edhe gjurmët e lëna në vend.

Deri pasditen e së premtes, nuk është njoftuar për identifikimin apo arrestimin e të dyshuarve, ndërkohë që hetimet po kryhen nga hetuesit rajonalë./IndeksOnline/