Ekskluzive: Indeksonline zbulon shkaqet pse Ballkani shkarkoi ‘babën’ Ismet

Shkarkimi i Ismet Munishit nga Ballkani ishte i papritshëm. Kjo ngase presidenti i klubit, Arsim Kabashi deklaroi të hënën për Indeksonline se Munishi e ka mbështetjen e plotë dhe do të vazhdojë punën si trajner.
Megjithatë të mërkurën pas një takimi disa minutësh, Kabashi ia kumtoi lajmin e keq Munishit.
Ky i fundit nuk ka pranuar të flas për shkaqet që quan deri te prishja e ‘martesës’ që zgjati 18 muaj me ekipin nga Suhareka .
Megjithatë burime të Indeksonline bëjnë të ditur që Munishi ka qenë shumë i befasuar nga ky vendim.
Para pak ditësh, ‘Baba’ ka pasur një takim me presidentin Kabashi, i cili i ka dhënë mbështetje për vazhdimin e punës.
Ndërkohë sot në mëngjes Munishi ka pasur kontakt edhe më të gjithë futbollistët, që u ka kërkuar të vazhdojnë punën në mënyrë individuale edhe pse janë në pushim.
Gjatë ditës 46 vjeçari u shkarkua, sidoqoftë e pranoi me sportivitet vendimin.
Sipas burimit të njejtë, Ballkani e ka përfunduar marrëveshjen me trajnerin e ri të cilin do ta zyrtarizojë të enjtën dhe kjo ishte arsyeja kryesore që u morrë vendimi për shkarkimin e Munishit.
/Indeksonline/