11:20 / E Martë, 24 Tetor 2023 / A. M.

Ekskluzive: Inicialet e të të arrestuarve për fajde, ishin në arrati!

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, konkretisht sektori i Hetimeve të Krimeve të Rënda, ka arrestuar 3 persona nën dyshimin për fajde.

Me urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj,  për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse në pesë (5) lokacione të cilat përfshijnë regjionin e Prishtinës dhe një në regjionin e Mitrovicës.

Burime të “Indeksonline”, brenda policisë, thonë se të dyshuarit ishin në arrati. J.K., M.K dhe N.N.

Njëri nga Prishtina, tjetri Vushtrria dhe i treti nga Podujeva.

Kujtojmë se gjatë realizimit të operacionit policor dhe kontrollit janë arrestuar tre (3), persona të dyshuar dhe janë konfiskuar në cilësi të provave materiale:

Pesë (5) vetura,

Tre (3) telefona celular,

Një (1) llap top,

Dy (2) USB dhe disa dokumente të shkruar me dorë.

Me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të lëshuar nga Prokurori i rastit, pasi të përfundohen të gjitha procedurat, personat e dyshuar do të dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë për procedura të mëtejme.