Ekskluzive: Ish-futbollisti i Trepçës 89, Walter Ventura i vetofrohet ekipit të Superligës së Kosovës

Futbollisti brazilian, Walter Ventura pritet të rikthehet në Kosovë dhe të luaj në Superligë.
Pas një sezoni të pa përfunduar te Trepça ’89 ku u largua në vendlindje kur u paraqit koronavirusi, 30 vjeçari i është vetëofruar skuadrës së Arbërisë që ka siguruar pjesëmarrjen në Superligë.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar vetë lojtari që është në pritje të përgjigjes së skuadrës.
“Po është e vërtet. Ata më kanë thënë se do ta analizojnë“, u shprehë Ventura për mediumin tonë.

“Nuk jam i sigurt se ka ndonjë interes nga ana e bordit, kam përvojë në Afrikë, Guatemala, Costa Rica dhe Kosovë që mund t’i ndihmoja shumë“, ka thënë ndër të tjerash futbollisti.
Ai për momentin është në Brazil dhe është futbollist i lirë.
Ventura u bashkua me Trepçën ’89 verën e kaluar derisa ka bërë vetëm gjashtë paraqitje me skuadrën nga Mitrovica. /IndeksOnline/