14:57 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / C E

Ekskluzive: Izolohet Kosova U21, dalin plot raste pozitive, edhe “profa” në karantinë

Disa lojtar të Kosovës U21 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar trajneri i Kombëtares, Rafet Prekazi.

Ai ka thënë se nuk dihet numri i saktë i lojtarëve që kane rezultuar pozitiv por mund të jetë mbi katër.

Trajneri dhe lojtarët aktualisht janë të izoluar duke e shmangur çdo kontakt të mundshëm.

Rafet Prekazi ka njoftuar se vetë është mirë me shëndet derisa po pret për të parë listën e lojtarëve që kanë dalë pozitiv me koronavirus. /IndeksOnline/