Ekskluzive: Ja kur do të prezantohet portieri Aro Muric te skuadra e re
Portieri i Kosovës, Aro Muric do të transferohet te Nottengham Foresti që garon në Ligën e dytë të Anglisë, Championship.
Megjithëse ekipi anglez ishte i interesuar të blej tërë kartonin e Muricit, transferi nga Manchester City do të bëhet si huazim, shkruan Indeksonline. Babai i tij, Samir Muric foli rreth së ardhmes së 20 vjeçarit.
“Nesër do të bëhet prezantimi i tij te skuadra e re” theksoi Muric. Trajneri Martin O’Neill e kishte përcjellur portierin nga afër në fitoren e Kosovës 3-2 kundër Bullgarisë në Sofje.
Megjithatë O’Neill u shkarkua para pak ditësh nga Nottinghami i cili emëroi Sabri Lamouchin si trajner.
Edhe ky i fundit është i interesuar që ta ketë Muricin në skuadër. /Indeksonline/