Ekskluzive: Ja se çfarë është gjetur në zarfet me vota të ardhura nga Serbia!
Hetimet për zarfet me vota të ardhura nga Serbia, ku pas hapjes së tyre u helmuan 29 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ende po vazhdojnë.
Burimet e Indeksonlinet brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se rezultatet e deritashme, jo zyrtare të pranuara gojarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, tregojnë se janë gjetur dy lloje elementesh të mundshme.
“Elementi që vetë letra e përmban e që nuk ka rrezik dhe një lloj elementi tjetër që gjendet në sprej për pastrim të zyrave ose për spërkatjet e pemëve e që nuk ka rrezik për jetën”, kanë thënë burimet brenda policisë të bazuara në deklaratat gojore te IKSHP-së.
Por, sipas policisë, për më shumë do të tregojnë analizat, të cilat do të bëhen në laborator përkatës.
Janë gjithsej 4.500 zarfe me vota të cilat kanë arritur në njërën nga degët e postës në Prishtinë nga dy zyrtarë serbë e për fatin e të cilave nuk ishte marrë asnjë vendim nga anëtaret e KQZ-së.
Pas hetimeve do të vendoset nëse ato do të pranohen si të rregullta apo do të asgjësohen./Indeksonline/