21:05 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Kadri Veseli shkon në vizitë te KB Feronikeli, uron për fitimin e Kupës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë vizitë te Klubi Basketbollistik Feronikeli i cili fitoi të dielën Kupën e parë në histori, duke triumfuar në finale ndaj Vëllaznimit.

Në këtë takim ishte prezent edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i KB Feronikelit Naser Ramaj poashtu edhe kryetari i KB Prishtinës, Blerand Stavileci.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci deklaroi për Indeksonline se përveç festës në këtë takim është diskutuar për mundësinë që KB Feronikeli të inkuadrohet në Superligë.

“Kemi diskutuar për infrastrukturën sportive në Drenas përkatësisht për një palestër për KB Feronikelin. Mendojmë brenda 1 viti kjo skuadër do të inkuadrohet në Superligën e basketbollit” theksoi Lladrovci. /Indeksonline/