75 Mall Live Search
22:39 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Kamberi thotë se Kosova nuk e ka kontaktuar ende

Sulmuesi shqiptar Florian Kamberi po pret thirrjen nga Kosova për veshur fanellën e ‘Dardanëve’.

24 vjeçari që luan për skuadrën skoceze Hibernian është i gatshëm që të lë Zvicrën për Kosovën.

Deri para pak vitesh ai ka luajtur për grupmoshat e reja të Zvicrës.

“Ende nuk kam pasur ndonjë ftesë zyrtare nga Kosova. Përndryshe jam i gatshëm” ka thënë Kamberi për Indeksonline.  

Edicionin e kaluar sulmuesi kosovar shënoi 8 gola në 33 ndeshje në kampionatin skocez. /Indeksonline/