75 Mall Live Search
16:20 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Kaq para ndan FFK-ja çdo muaj, si pension për gruan e Fadil Vokrrit

Që prej vdekjes së legjendës Fadil Vokrri, Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur që 70% të pagës që ka marrë Vokrri t’i dhurohet bashkëshortës së tij, Editës.

Sipas burimeve të Indeksonline, ka 10 muaj që ajo merr si pension nga 2,100 euro në muaj nga buxheti i FFK-së.

Në Kuvendin e Punës që u mbajt në mars, presidenti i Trepçës 89 Abedin Zeka kishte propozuar para delegatëve që deri sa të jetë gjallë bashkëshortja e Fadilit të marrë pension nga FFK-ja dhe kjo kërkesë ishte miratuar.

Ndërsa në fund të vitit 2018, Qeveria e Kosovës, pas propozimit të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kishte miratuar vendimin për njohjen e statutit të ‘Qytetarit me Merita të Veçanta’ për legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, për kontributin dhe promovimin e sportit.

Në bazë të propozimit të bërë, në baza mujore familjes së tij do t’i ndahen mjete financiare në vlerë prej një mije euro” kishte deklaruar ministri Gashi. /Indeksonline/