75 Mall Live Search
13:41 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Këta janë emrat e doganierëve shqiptarë të arrestuar në Prizren

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar katër zyrtarë të Doganës nën dyshimin për vepra penale.

Indeksonline ka mësuar emrat e këtyre personave. Bëhet fjalë për dy shtetas kosovarë dhe dy të tjerë nga Shqipëria.

“Hekuran Dana, Besart Malaj, Ahmet Zeneli si dhe Driton Hasimja”, janë doganierët e arrestuar nga forcat e sigurisë.

Mësohet se të dyshuarit për një vit rreth ishin bashkëpunëtor me kontrabandues të mallrave.

Poashtu, të njëjtit ngarkohen edhe me veprën për fshehje të informacionit.

Katër të dyshuarit janë dërguar në Prizren.