12:15 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: Këta janë emrat e grabitësve të arrestuar dje nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës i ka arrestuar dje pesë persona të dyshuar për plaçkitje të ndryshme.

Arrestimi i tyre është bërë nga njesia elite NJSI dhe NJSO në fshatin Trudë të Prishtinës. Indeksonline ka mësuar emrat e të arrestuarve.

Azem Haliti (1982), Lulzim Shala (1997), Xhevat Shala (1968), Fitim Cakolli (1990) dhe Flamur Grisholli (1976).

Poashtu, një i dyshuar tjetër është fshehur dhe po kërkohet nga Policia.

Ndaj të dyshuarve pritet që gjatë ditës të sotme tu caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Aksioni policor ka qenë i suksesshëm në koordinim me prokurorinë e Shtetit rreth arrestimit të një grupi mjaft të rrezikshëm i cili ka operuar duke grabitur në shumë pjesë të Kosovës. Hetimet për këtë rast do të vazhdojnë me procedurat e mëtutjeshme” ka thënë prokurori Berisha për Indeksonline.