09:35 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Këta janë gjyqtarët, që do të drejtojnë ndeshjen Kosova-Anglia

Sot Kosova luan në Pelzen kundër Çekisë në ndeshjen kualifikuese për Euron 2020.

Tri ditë më vonë, të dielën në Prishtinë, luhet ndeshja e fundit kundër Anglisë, shkruan Indeksonline.

Indeksonline mëson se ndeshjen e “Dardanëve” kundër “Tre luanëve” do ta drejtojnë gjyqtarët nga Polonia.

Pawel Gili, do të jetë gjyqtari kryesor, i ndihmuar nga anësorët Konrad Sapela dhe Marcin Borkowski, derisa gjyqtari i katërt do të jetë Daniel Stefanksi.

Katërshja polake ka drejtuar ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe të Europa Leagues derisa nga viti 2009 është gjyqtar i FIFA-s. /IndeksOnline/