Ekskluzive: Këta janë legjendat e Anglisë, që do të vijnë në Prishtinë
Kombëtarja e Kosovës vazhdon të ëndërrojë kualifikimin historik në Kampionatin Evropian, i cili zhvillohet vitin e ardhshëm në 13 qytete të ndryshme në Evropë.
Padyshim, një nga ndër takimet vendimtare dhe më të rëndësishme në histori, është ai kundër Anglisë që zhvillohet më 17 nëntor.
Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se disa nga legjendat e futbollit anglez do të jenë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Gary Lineker që punon për mediumin britanik BBC. Pastaj Ian Wright e Lee Dixon, do të jenë analistë të mediumit ITV, i cili ka të drejtat e transmetimit të ndeshjes për territorin e Britanisë së Madhe.
Ndryshe, rreth 2.500 tifozë anglezë, do të vijnë për të parë ndeshjen. /Indeksonline/