75 Mall Live Search
21:34 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / AR

Ekskluzive/ Këtë ditë mbahet seanca për zgjedhjen e Presidentit

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbajtjen e seancës parlamentare për zgjedhjen e Presidentit, shkruan Indeksonline.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se dita më optimale për mbajtjen e seancës për zgjedhjen e Presidentit është e martja e javës së ardhshme, më 6 prill 2021.

Pretendentja e vetme për këtë pozitë është Vjosa Osmani nga lista e Vetëvendosjes, partia e cila doli fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Partitë politike opozitare tashmë kanë marrë vendim sa i përket kësaj çështje.

Kështu që, Vjosa Osmani deri më tani duket se ka siguruar numrin e mjaftueshëm të pjesëmarjes së deputetëve në këtë seancë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se kanë vendosur që të marrin pjesë në seancën parlamentare për zgjedhjen e presidentit.

Ndërsa dy partitë tjera, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë deklaruar se nuk do ta mbështesin Vjosa Osmanin për presidente./Indeksonline/