Ekskluzive: Kjo është gjendja e gjyqtarit që u sulmua në ndeshjen Gjilani – Llapi
Ka pasur momente dhune në ndeshjen e xhiros së 11-të të Superligës në mes të Gjilanit dhe Llapit.
Pas përfundimit të ndeshjes, disa persona kanë goditur gjyqtarin anësor të ndeshjes, Meriton Berisha.
Kryetari i gjyqtarëve të Kosovës, Përparim Hasanaj në një prononcim për Indeksonline ka thënë se gjendja e tij është stabile dhe pas mjekimit është liruar nga spitali.
“Kemi informacione, sot jam në kontakt me ta, para disa minutave fola me të, u dal prej emergjencës, tash është në polici duke dhënë në deklaratë, deri nesër dalim me një komunikatë”, ka thënë Përparim Hasanaj.
Kujtojmë se Gjilani ka mposhtur Llapin me rezultat 3-0 në ndeshjen e sotme dhe të paktën deri nesër do të jetë në krye të klasifikimit në Superligë. /IndeksOnline/