Ekskluzive: Klubi austriak i bën ofertë sulmuesit të Drenicës, Flamur Muleci

Sulmuesi i Drenicës, Flamur Muleci ka zgjuar interesimin e disa skuadrave brenda dhe jashtë Kosovës në këtë afat kalimtar.
Në një prononcim ekskluziv, Muleci ka treguar se ka dy oferta nga klubet e Superligës së Kosovës dhe dy oferta në Austri.

“Kam dy oferta nga klubet e Superligës së Kosovës dhe dy oferta nga Austria. Njëra nga klubet austriake të interesuara për mua është skuadra e Ligës së Dytë, KSV Kapfenberg. Por, unë ende nuk kam vendosur asgjë, po pres edhe pak”, u shprehë ai fillimisht.
Tutje, ai foli për mundësin që të qëndroj në ekipin e Drenicës.
“Ende nuk kam vendosur asgjë. Ta shohim”, ishte përgjigja e tij. /Indeksonline/