Ekskluzive: Kololli rikthehet nga lëndimi, tregon se a do t’i bashkohet Kosovës për ndeshjen me Anglinë
Benjamin Kololli ishte një mungesë e madhe e Kosovës për ndeshjen me Çekinë.
Mesfushori kosovar ishte i lënduar dhe nuk pati mundësi t’i ndihmonte “dardanëve” në këtë sfidë.
27 vjeçari të shtunën e testoi veten në ndeshjen miqësore kundër FC Wettswil-Bonstetten ku edhe arriti të shënonte gol.
Indeksonline e ka kontaktuar Kolollin për ta pyetur nëse do të jetë i gatshëm t’i ndihmojë Kosovës për ndeshjen me Anglinë.
“Fatkeqsisht ende nuk jam i gatshëm 100%. Luajta për herë të parë pas lëndimit 70 minuta” deklaroi Kololli për Indeksonline. /Indeksonline/