Ekskluzive: Kombëtarja e Kosovës e dërgon dizajnin e ri të fanellave për aprovim në UEFA
Kompania që sponzorizon Kombëtaren e Kosovës me veshje sportive ‘Fourteen’ është gati për prodhimin e fanellave me dizajn të ri.
Ngjyra bazë e fanellave të para do të mbetet e kaltërta.
Një burim brenda Federatës së Futbollit të Kosovës ka thënë për Indeksonline që projekti është finalizuar dhe është dërguar për aprovim në UEFA.
Ka shumë mundësi që futbollistët e Kombëtares të luajnë me fanella të reja kundër Çekisë më 7 shtator në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
3 ditë më vonë Kosova do të luaj kundër Anglisë në Southampton. /Indeksonline/