Ekskluzive: Korenica po ndjek hapat e Rashicës, rrugës drejt Gjermanisë
Menaxheri i Milot Rashicës, Altin Lala gjatë fundjavës ka qëndruar në Prishtinë.
Një nga arsyet e vizitës së tij ishte takimi me sulmuesin Meriton Korenica.
Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që Lala është në negociata për ta ofruar futbollistin nga Rahoveci nën ombrellën e kompanisë së tij.
Korenica ka qenë në formë të lartë sivjet duke shënuar 8 gola në edicionin pranveror.
Kontrata e tij me Prishtinën skadon në qershor të vitit 2020. /Indeksonline/