12:26 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: Kosnetti, në zyrat e LDK-së, rritet presioni për formimin e Qeverisë

LDK-ja ka patur angazhime të tjera në 14- vjetorin e vdekjes së ish-liderit të partisë, Ibrahim Rugovës. Në zyrat e partisë kanë qëndruar sot dy ambasadorët e fuqishëm në Kosovë, Philip Kosnett dhe Nicholas Abott.

Ishte Kosnett i pari që zhvilloi një takim me Isa Mustafën dhe zyrtarë të tjerë të lartë të partisë.

Më pas, Nicholas Abott ka dhënë qëndrimin e tij, duke zhvilluar një takim gati 1 orësh më krerët e LDK-së.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se LDK-ja është këshilluar që të gjejë gjuhën e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje, për të gjetur formulën e bashkëqeverisjes, duke mos e sjell vendin në një situatë të re politike./Indeksonline/