75 Mall Live Search
19:17 / E Shtunë, 05 Qershor 2021 / Blerim

EKSKLUZIVE: Krasniqi rinovon me Ballkani për afro 100 mijë euro

Ermal Krasniqi bëhet zyrtarisht futbollisti më i paguar në Kosovë.

“Indeksonline” mëson ekskluzivisht që futbollisti nga Malisheva e ka pranuar ofertën e Ballkanit për të rinovuar me një shumë prej gati 100,000 euro.

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, ka ofruar para të majme për futbollistin në fjalë, derisa pjesë e kësaj marrëveshje është edhe menaxheri i futbollistit Kastriot Telaku, i cili gjithashtu ka qenë një përfitues i madh i kësaj kontrate, e cila është arritur për dy vite.

Kjo marrëveshje do t’i kushtoj Ballkanit plotë 100 mijë euro në vit, kurse për dy vite afër 200 mijë euro.

Për shkak të çmimit astronomik të vendosur nga kompania që menaxhon futbollistin, nga gara u tërhoqën Gjilani dhe Drita, të cilat ishin të interesuar për shërbimet e tij.

Laçi dhe Shkëndija ishin të interesuar për shërbimet e 23 vjeçarit, por që kishin ofruar shumë pak para për të./IndeksOnline/