Ekskluzive: Krimet Ekonomike arrestojnë një zyrtar komunal në Gjakovë

Një zyrtar komunal në Gjakovë, ka përfunduar sot në pranga e njësitit Kundër Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se arrestimi i zyrtarit të regjistrit civil është bërë pasi i njëjti dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Hetimet ndaj tij kishin nisur kohë më parë ndërsa sot është bërë arrestimi i tij.
Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit i cili pas intervistimit pritet të marr vendim për ndalimin e tij.
IndeksOnline do t’iu mbanë të informuar në lidhje me rastin…