Ekskluzive: Kunati i Albulena Haxhiut pritet të jetë në listën e kandidatëve për deputet nga AAK
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka intensifikuar veprimet për gjetjen e figurave të reja për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
IndeksOnline më herët raportoi për aderimin e ish-kryeministrit Agim Çeku në këtë subjekt.
Por, ky nuk do të jetë aderimi i vetëm. Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se Dardan Krasniqi pritet të jetë kandidat për deputet nga partia e Ramush Haradinajt.
Krasniqi është i njohur në opinion për qëndrimet e tij dhe analizat që bën karshi zhvillimeve politike në vend. Ai ishte pjesë e luftës së lavdishme të UÇK-së si një nga ushtarët më të rinj. /IndeksOnline/

