Ekskluzive: Kush janë dy personat që u plagosën dje në Mramor

Indeksonline dje ka raportuar për plagosjen e dy personave në Mramor.
I dyshuari kryesor për plagosjen e dy personave është zyrtari policor, Shefket Emini.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se të plagosurit janë nga dy lagje të Prishtinës.

Y.S nga Hajvalia dhe F.R nga Kodra e Trimave janë të plagosur në Mramor.

Dyshohet se polici Emini ka qëlluar dy personat në një motoçikletë që ishte në lëvizje.
Gjendja e njëri nga të plagosurve është më serioze./Indeksonline/