75 Mall Live Search
12:32 / E Mërkurë, 05 Mars 2025 / MSH

Ekskluzive: Ky është biznesmeni që iu sekuestrua pasuria milionëshe

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për të sekuestruar 166 parcela të një biznesmeni kosovar të cilat gjenden në komunat: Novobërdë Graçanicë.

Po ashtu, për shkak të dyshimeve për mashtrim, prokuroria i ka sekuestruar të dyshuarit G.G. edhe dy banesa në Prishtinë vlera e të cilave është mbi 1 milion euro.

Burime të IndeksOnlinet pohojnë se i dyshuari në fjalë është Granit Gojani.

Gojani është pronar i kompanisë “GG Exclusive”.

“Ky vendim është marrë pasi ka dyshime se pasuria është përfituar me veprën penale, mashtrimi.

Prokuroria njofton se rasti është nën hetime dhe është në fazën finale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./Indeksonline/