Ekskluzive: Ky është grabitësi që u plagos në grabitjen afër “Albi Mall”-it

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Veternik afër qendres tregtare “Albi Mall”, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Dyshohet se i plagosuri është serbi Milan Vukojeviq, i lindur në vitin 2000.
Indeksonline mëson se grabitësi u plagos nga një person, i cili punon në një kompani sigurimi.
Ndryshe personi i plagosur po trajtohet në QKUK dhe është në gjendje të rëndë. Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike.