Ekskluzive: Ky është i dyshuari i katërt që po e kërkon Policia për grabitjen e argjendarisë në Suharekë

Policia e Kosovës ka ndërmarrë sot një operacion të madh policor për kapjen e të dyshuarve për plaçkitjen e argjendarisë në Suharekë.
Policia ka arritur të arrestoj dy të dyshuar, ndërsa në arrati është Korab Gashi.
Korabi është vëllai i Dukagjin Gashit që mbet i vrarë në këtë aksion.
Ky i fundit dyshohet të jetë fshehur në një nga objektet në Dragodan.
IndeksOnline ka raportuar ekskluzive nga vendi i ngjarjes për këtë aksion ku ka mbetur i vrarë njëri nga të dyshuarit dhe është plagosur një polic./IndeksOnline/