75 Mall Live Search
11:18 / E Martë, 12 Nëntor 2024 / A. M.

Ekskluzive: Ky është i dyshuari për therjen e 4 personave në Ferizaj, s’është ai që u raportua dje!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e djeshme Ferizajn. Një person dyshohet se i ka therur me thikë katër persona, në mesin të cilëve edhe dy vajza të mitura.

Ndonëse në media u raportua se dorasi është Ekrem Sadiku, ndryshe po del të jetë e vërteta.

Burime të Indeksonline brenda policisë kanë konfirmuar se dorasi kryesor dyshohet se është Fadil Islami.

Ndërsa, nga Policia e Kosovës kanë  konfirmuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në rast.

Shefi i Sektorit Rajonal të Hetimeve, Majori Muhamet Jahiri ka konfirmuar për “Indeksonline” se dy persona janë prangosur nga forcat e rendit.

“Është në fazën e hetimit. Policia ka marrë gjitha veprimet. Ka arrestuar personin e dyshimtë. Në terren janë  gjithë hetuesit.

Janë 2 persona të arrestuar, por për momentin njëri lirohet e tjetri në paraburgim. Jemi duke punuar në terren për të heq çdo keqkomunikim që është hedhur në media.  Puna policore ka shkuar perfekt në grumbullim të informacioneve”, është shprehur ai. /Indeksonline/