Ekskluzive: Ky është i dyshuari për vrasjen e babait të tre fëmijëve në Istog
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen që ka ndodhur pak muaj më parë në Istog të Arben Dekajt. Arrestimi është bërë dy ditë më parë pas bastisjes që i është bërë shtëpisë të të dyshuarit nga Istogu i Poshtëm.
Bastisja është bërë në pronat e përsonit të dyshuar, meqë hetimet kanë çuar tek dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari ka kryer veprën penale të ‘Vrasjes së rëndë’ e cila ka ndodhur në muajin shtator 2018, viktimë e së cilit rast është shtetasi, Arben Dekaj.
Kamer Buleshkaj është personi i arrestuar që dyshohet se ka kryer këtë akt muaj më parë. Nuk dihen ende motivet që mund të kenë çuar deri tek ky akt, por se burime të Indeksonline mësojnë se dy familjet janë fqinjë në Istog të Poshtëm.
I dyshuari në bazë të aktvendimit të lëshuar nga prokurori i shtetit është dërguar në mbajtje për 30 ditë./Indeksonline/