Ekskluzive: Ky është kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur se kush do të jetë kandidati i kësaj partie për Kryetar të Komunës së Podujevës.
Indeksonline mëson se me shumicë votash është caktuar Nexhmi Rudari.
Ai do të garojë me 15 mars për postin e numrit një të Podujevës.

Vlen të theksohet se Podujeva do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi Agim Veliut u emëruar në pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme.