75 Mall Live Search
16:07 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Ky është klubi kosovar që ofron banesë si kontratë për futbollistët

Në futbollin kosovar klubet në përgjithësi përdorin një taktikë interesante për t’i transferuar futbollistët, veçanërisht ata që vlerësohen si futbollistët më të mirë, të cilët fillimisht kërkojnë një shumë të majme të parave në dorë plus rrogë mujore.

Kryetari i skuadrës së Ballkanit, Arsim Kabashi i ka ofruar një marrëveshje interesante futbollistëve për t’i bindur që ta veshin fanellën e skuadrës nga Suhareka.

Sipas burimeve të Indeksonline, dy futbollistë kanë pranuar që të vend të parave kesh për transferim të marrin banesë në rrethinë të Prishtinës.

Përveç banesës futbollistët paguhen edhe me rrogë, derisa kontrata është dy vjeçare.

Ndryshe, presidenti i Ballkanit Arsim Kabashi është menaxher i kompanisë së ndertimit ‘Cima Construction’. /Indeksonline/