Ekskluzive: Ky është pedofili turk i shumëkërkuar që u arrestua sot në Prishtinë
Policia e Kosovës, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti i specializuar FAST, ka realizuar me sukses sot arrestimin e një personi me nënshtetësi të huaj, të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është shtetasi turk Mustafa Olum. Olum është arrestuar sot në Lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ai ishte i shumëkërkuar, për vepra që lidhen me pedofili.
Ndryshe i Olum ishte i kërkuar nga INTERPOL-i me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e një shteti tjetër, për dyshime lidhur me kryerjen e veprave penale që lidhen me shfrytëzim të miturve dhe privim të paligjshëm të lirisë.
Me vendim të prokurorit kujdestar i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, për të vijuar pastaj me hapat e tjerë ligjorë sipas praktikave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për bashkëpunim policor.

