75 Mall Live Search
20:59 / E Martë, 12 Shtator 2023 / MSH

Ekskluzive: Ky është personi i arrestuar në Pejë, po kërkohej nga Turqia

Një plan operativ i madh nga Policia u organizua sonte në qytetin e Pejës.

Indeksonline raporton se falë vigjilencës dhe profesioanlizmit të njësitit të task forcës “FAST”, si dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, në pranga ka përfunduar një i dyshuar.

Bëhet fjalë për Andi Vokshin, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga shteti turk.

Burime të Indeksonline pohojnë se Vokshi po kërkohej nga autoritetet e Turqisë, nën dyshimet se fshihet pas shitjes së 105 kilogramëve të heroinës.