75 Mall Live Search
15:03 / E Premte, 27 Shtator 2024 / k.v

Ekskluzive: Ky është personi i arrestuar për kultivimin e 1 toni kanabis afër Pejës (Foto)

Antidroga e Policisë së Kosovës ka zbuluar sot sasinë më të madhe të kanabisit, transmeton IndeksOnline.

Janë sekuestruar mbi 1 ton drogë në fshatin Kliçinë të Pejës ndërsa vlera e saj llogaritet të jetë rreth 5 milionë euro.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë e personi i arrestuar për këtë rast është Aleks Gerbi nga Shqipëria.

I arrestuari është dërgar në stacion të policisë ku pritete të intervistohet ndërsa më pas prokuori të marr vendim për ndalimin e tij.

Sekuestrimin e kësaj drogë e ka konfirmuar për IndeksOnline, Shkodran Nikçi zëdhënës i Prokurorisë Themelorë në Pejë.

Sipas tij, aksioni i antidrogës është më i madhi i ndodhur pasl;uftës në Kosovë.

Ekipi i IndeksOnline është në vendin e ngjarjes ndërsa tani ka nisur shkatërrimi i bimëve të drogës.

Institucionet e rendit janë duke e organizuar edhe një konferencë përkitazi me aksionin e sotëm për të cilin ende nuk është njoftuar se ka të arrestuar./IndeksOnline/