Ekskluzive: Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllai tjetër është i plagosur
Një person ka mbetur i vrarë në Gjakovë në orët e para të mëngjesit.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është Rasim Binakaj, 38- vjeçar. Vëllai i viktimës ka mbetur i plagosur nga ky incident.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën “Vëllezerit Frashëri” në Gjakovë. Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndoshur ky konflikt i armatosur./Indeksonline/

