23:18 / E Mërkurë, 14 Qershor 2023 / S Z

Ekskluzive: Ky është personi i vrarë në Prishtinë

Një person është vrarë në orët e mbrëmjes në “Rrugën C”  në Prishtinë. 

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi i vrarë, i cili u qëllua me armë zjarri-Kallashnikov është Blerim Daci, i cili kishte dhe dokumente falso të cilat i përdorte, e të cilat ishin me emrin Blerim Shabani.

Sipas burimeve të Indeksonline personi i vrarë Blerim Daci, dyshohet për një vrasje e cila ka ndodhur tek kalaja e Shkupit, disa muaj më parë.

Ndryshe viktima Blerim Daci, u qëllua me armë zjarri rreth orës 20 :00. Ai u gjet i pajetë në veturën e  tij, e cila kishte regjistrim të Republikës së Maqedonisë.